A po përzihet Edi Rama në “punët e brendshme” të shqiptarëve të Maqedonisë?

Shkruan: Fejzi Hajdari

Edi Rama dhe kreu i Tiranës Erion Veliaj, të njohur si “dorëlirë” për ndarjen e “çmimeve” dhe “shpërbimeve” kur janë në pyetje “yjet estradës serbe” si Goran Bregoviqi, Zdravko Çoliqi e tjerë, si duket këtë avaz “ndajre mirënjohjesh e çmimesh”, me inrecion kanë fillaur ta praktiojnë edhe më politikanët shqiptarë. Por, kur është fjala për këta të fundit, kriterin e ndarjes e bëjnë sipas “gustos të personale” (shijes), prandaj rrjedhimisht i “shpërblejnë” politikanët të cilët njihen si “antiALBIN”, dmth që nuk janë në një linjë me Albin Kurtin, kryeministrin e Republikës së Kosovës, që rrjedhimisht i bie edhe anti opozitës së këtushme.

Edhe një kriter tjetë, merret për bazë gjatë përzgjedhjes së “të përkëdhelurve”, është doza e “OpenBallkanizmit” të politikanëve që shpërblehen. Fjalën e kam për ithtarët “përqafuesit” e “Open Ballkanit”, ide kjo ruse, e cila në vitin 2019 në Novi Sad të Serbisë, u promovua nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri Edi Rama, i cili më vonë hoqi dorë nga ky projekt për të cilin kishte lobuar me vite…

Pra, që të jem më i drejtëpërdrejt (direkt), “i shbërblyeri i sotëm” i Ramës, Ali Ahmeti, gjykuar sipas këtij kriteri të kryeministrit të Shqipërisë, i plotëson të gjitha këto kriteret të Ramës: është kundërshtar i Albin Kurtit dhe është Open Ballkanist i përbetuar… Këto janë dy kritere të cilët shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, i kundërshtojnë në masë diku rreth 70 përqind.

Ju kujtohen fotografitë e Ali Ahmetit me presidentin serb Aleksandar Vuciq, sidomos “ekzaltimi” i Alisë, në shoqëri me presidenti serb gjatë fotografimit.

Dua të them se Edi Rama, pak a shumë, edhe opozita kosovare në pako me disa media të Prishtinës, tanimë 3 ciklet e fundit zgjedhore më shumë po krijojnë huti tek shqiptarët e Maqedonsië me përzierjen e tyre, sesa po kontribuojnë për ngritjen e vetëdijës, gjë për të cilët ndihmë kanë nevojë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Akti i sotëm i Tiranës, tregon edhe dyfytyrësin e të dy protagonistëve të këtij eventi (Rama-Ahmeti)… Kur Albin Kurti i viziton shqiptarët e Maqedonisë dhe kur masa e tubuar e shqiptarëve rreth tij mbërrinë shifra marramendëse, alarmohet Vuciqi, Rama dhe Ahmeti, me akuzën se “Albini po përzihet në punë të brendshme të shqiptarëve, për ta mposhtë Ali Ahmetin”. Kështu “ankohen” Rama dhe Vuçiqi! Po sot, kush, kujt (?) po i përzihet në punë të brendshme???

Rezime: Përzierja e Kurtit në “punët e brendshme të shqiptarëve të Maqedonisë”, nënkupton “betejën pro Perëndim, antiRusi e Serbi dhe kundër Open Ballkanit”, kurse përzierja e Vuçiqit dhe Edi Ramës në “punët e brendshme në Maqedoni”, nuk jam shumë i sigurtë se nënkupton këtë… Prandaj gjërat janë shumë të qarta… shqiptarët e Maqedonisë dinë ta vlerësojnë se cili opsion është më i mirë…