Frçkoski emërohet për ambasador i Maqedonisë së Veriut në OKB

Presidenti Stevo Pendarovski me dekret e ka emëruar profesorin Lubomir Frçkoski për ambasador Fuqiplotë të Maqedonisë së Veriut në Kombet e Bashkuara në New York, konfirmoi për “Kanalin5″ nga Kabineti i Presidentit.

Me këtë Presidenti e theu bllokadën disamujore në Komisionin për Politikë të Jashtme në Kuvend, ku sipas procedurave Frçkoski duhej të prezantonte tezat e tij.

“Është indikative që në dhjetë muajt e fundit tetë kandidatë për ambasadorë janë lejuar të paraqesin tezat e tyre para komisionit parlamentar, vetëm për kandidatin për ambasador në misionin tonë në Kombet e Bashkuara, një seancë e tillë nuk është caktuar fare”, njoftojnë nga Kabineti e Presidentit.