Franca do t’i jap Ukrainës rreth 100 milionë euro ndihmë shtesë

Kështu tha sot Ministria e Jashtme franceze në një deklaratë.

“Përballë situatës humanitare në Ukrainë, të shkaktuar nga pushtimi i vendit nga Rusia dhe në përgjigje të kërkesës së autoriteteve ukrainase, Franca ka vendosur të mobilizojë një paketë financiare prej 100 milionë euro për të dhënë një përgjigje për popullsinë e prekur nga konflikti”, thuhet në deklaratë.

Në deklaratë thuhet se përveç mbështetjes financiare për OJQ-të dhe organizatat shumëpalëshe, ndihma e Francës merr formën e ndihmës urgjente humanitare, raporton CNN, transmeton lajmi.net.

Tetë tonë ndihma të tjera u nisën nga Franca të martën për në Ukrainë, me deklaratën që shtonte se “operacione të tjera ndihme humanitare për Ukrainën janë në shqyrtim”.

“Franca gjithashtu do të ofrojë ndihmë për refugjatët ukrainas në Poloni”, thuhet në deklaratë.

Kujtojmë se Franca ka dërguar tashmë 33 tonë ndihmë urgjente, e cila përfshin tenda, batanije dhe çanta gjumi, në Ukrainë nëpërmjet Polonisë. Ato iu dorëzuan autoriteteve ukrainase të hënën.