FOTO/Aksident i rëndë në Rostushe, vdes një shofer

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën rajonale Mavrovë – Dibër.

Shoferi i veturës e ka humbur jetën, ndërkaq 3 bashkudhëtarë janë lënduar rendë dhe janë dërguar në Klinikat e Shkupit.

Aksidenti ka ardhur, pasi janë në afërsi të urës në Rostushë, janë përplasur një veturë me targa të Shkupit, me shofer A.Gj.(68) nga Shkupi dhe automjeti transportues me targa të Serbisë, me shofer L.D.(52) nga Serbia.

Personat e lënduar janë të moshës 26, 30 dhe 34-vjeçare, ndërkaq në vendngjarje ekspertizë ka kryer prokurori publik./TV21