Dhuna ndaj fëmijës në Koçan, janë arrestuar 3 persona, paralajmërohet padi penale

Në lidhje me rastin e dhunës ndaj fëmijës në Koçan, për çfarë ekziston edhe material i incizuar që shpërndahet në rrjete sociale, Ministria e Punëve të Brendshme e njofton Publikun se Departamenti i Punëve të Brendshme në Koçan do të ngritë padi penale.

“Në koordinim me Prokurorinë Publike në Koçan, do të ngritet kallëzim penal për veprën penale – “dhunë ndaj fëmijës”, kurse janë identifikuar 9 persona me të cilët është realizuar bisedë zyrtare dhe pas dokumentimit të rastit, do të ngritet kallëzim penal”, njoftojnë nga MPB-ja.

Është vërtetuar, se rasti ka ndodhur më 11.04.2021 rreth orës 20 të mbrëmjes në Koçan, ndërkaq deri më tani janë arrestuar 3 persona dhe është realizuar bisedë informative me 20 persona.

Pas zbardhjes së plotë të rastit, nga MPB-ja njoftojnë se do të shqiptohet masë përkatëse./TV21