Formohet grupi punues për reformën e Kodit Zgjedhor

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, bën të ditur se është formuar grupi punues për reforma në legjislacionin zgjedhor, i cili do të duhet t’i zbatojë rekomandimet e OSBE/ODIHR, ndërsa paralelisht do të punojë edhe në Kodin e ri Zgjedhor. Ndërsa udhëheqës i këtij grupi punues do të jetë Aleksandar Novakovski, ekspert dhe ish-kryetar i KSHZ-së.

“Ky proces është gjithëpërfshirës dhe në të janë të përfshirë përfaqësues të partive politike, organizatave joqeveritare, sindikatave, ministrive dhe organeve kompetente për zbatimin e procesit zgjedhor. Kryesues i grupit punues do të jetë Aleksandar Novakovski, ekspert dhe ish-kryetar i KShZ-së.”- shkruan Lloga në fejsbuk.