Forca e Kosovës dhe e Shqipërisë kryejnë bashkë stërvitjen marshuese më të vështirë në botë

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka publikuar disa fotografi nga stërvitjet e përbashkëta të forcave të Kosovës dhe Shqipërisë, të cilat do të garojnë në Mbretërinë e Bashkuar, mes 160 skuadrave nga 30 vende të botës.

Rama tha se kjo është stërvitja marshuese më e vështira në botë.

“Momente nga përgatitja e trupave elitë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, për stërvitjen marshuese më të vështirë në botë, Cambrian Patrol, ku të dyja trupat shqiptare do të garojnë në Malet e Uellsit, në Mbretërinë e Bashkuar, mes 160 skuadrave nga 30 vende të botës, duke marshuar për 48 orë me 45 kg pajime në një terren tejet të thepisur”, ka shkruar Rama në Facebook, derisa iu uron suksese.

“Ne jemi NATO”, përfundon ai. /Gazeta Express/