Foden dhe City arrijnë marrëveshje për rinovimin e kontratës

Phil Foden do të vazhdojë qëndrimin te Manchester City.

Tash e sa kohë, Manchester City dhe Phil Foden kanë qenë në negociata për një rinovim kontrate.

Sipas raportimeve të fundit nga Mike Keegan, marrëveshja është arritur mes dy palëve.

Ky është një lajm i mirë për skuadrën e ‘Citizens’, pak ditë para fillimit të sezonit të ri.

Manchester City vazhdon të jetë skuadër aktive në treg, në kërkim të një mbrojtësi për krahun e majtë.