Binotto nuk dorëzohet: S’ka asgjë për të ndryshuar

Shefi i Ferrari në Formula 1, Mattia Binotto ka dhënë disa komente të prera.

Në garën e Hungarisë, Max Verstappen doli fitues, ndonëse u nis nga pozita e 10-të. Charles Leclerc i Ferrari nuk arriti të konkurronte për shkak të strategjisë të tmerrshme të ‘Kokëkuqes’.

Skuadra u kritikua shumë, por shefi i saj, Binotto nuk mendon se ka probleme.

“Aty nuk ka asgjë për t’u ndryshuar”, ka thënë Binotto, prerazi.

Italiani edhe pas garës ishte shprehur me rezerva sa i përket gabimit të skuadrës. Ai tha se nuk ishte problemi te gomat, por duhen analiza më të thella për të gjetur problemin e humbjes së shpejtësisë.

Gjithsesi, për shumicën e audiencës së Formula 1, përfshirë ekspertë, gjithçka ishte e dukshme. Strategjia për ‘pit-stope’ i kushtoi Leclerc me disfatë.