Florian Marku njofton rikthimin në ring

Boksieri shqiptar, Florian Marku me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale tha se do të zbulojë të ardhmen e tij brenda kësaj jave.
Marku ka që në gushtin e kaluar që nuk ndeshet në ring pasi iu nënshtrua një operacioni në dorë, por gjithsesi, shqiptari duket se nuk ka ndërmend të shkëputet nga sporti i tij i preferuar.

Ai ka thënë me anë të atij postimi që së shpejti do ta bëjë publike rikthimin e tij në ring dhe kundërshtarin e radhës.

Më poshtë lajmi.net jua përcjellë postimin e plotë të Markut (pa ndërhyrje).

“Përshëndetje të gjithë shqiptarët an e mban botës që më ndjekin edhe më përkrahin. Ju falenderoj nga zemra për të gjithë perkrahjen. Nuk kam boksuar që nga muaji gusht në ndeshjen në Shqipëri për shkak të një operacioni që bëra në dorë. Nuk jam mësuar duke qëndruar kaq gjatë dhe mos të jem aktiv, por jetës kurrë nuk dihet… Faleminderit Zotit për bekimet që më dha në këtë kohë që kam pushuar. Kam reflektuar shumë me gjithçka që ka ndodhur në jetën time, kam shpenzuar shumë kohë me familjen dhe e kam parë jetën ndryshe!! Faleminderit Zotit që më bekoi edhe me një vajzë para 10 ditësh. Kjo më shton akoma më shumë vullnetin për të dominuar divizionin e boksit që unë ndeshem! Këtë javë do publikohet data dhe kundërshtari i radhës. Mezi pres t’ju tregoj të gjithëve sa shumë kam punuar kësaj rradhe për të qenë në formën më të mirë! I Juaj”, është shprehur Florian Marku.