Von der Leyen në Etiopi: Vetëm uniteti bën bashkë kontinentet tona

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se bashkëpunimi më i afërt me Afrikën është njëri nga qëllimet kryesore të politikës së jashtme të BE-së, transmeton Klan Kosova.

Von der Leyen të shtunën në Etiopi pati udhëtimin e saj të parë jashtë Evropës si e para e Komisionit Evropian, ajo atje ishte për të dërguar një mesazh politik duke përmendur angazhimin e BE-së për Afrikën.

“Për vizitën time të parë, unë kam zgjedhur kontinentin që pret ekonomitë në zhvillim më të shpejtë në botë,një kontinent me ambicie dhe aspirata të pamasë, por edhe me nevoja të mëdha”.

“Vetëm uniteti do t’i bëjë më të forta kontinentet tona. Unioni Afrikan është partner të cilit unë i besoj”, ka thënë Von der Leyen, shkruan DW.