Papa bën thirrje në bashkëpunim për krijimin e vaksinës kundër Covid-19

Papa Françesko u bëri thirrje shteteve t’i bashkojnë përpjekjet dhe në suaza të bashkëpunimit ndërkombëtar të krijojnë vaksinë dhe mjete kundër koronavirusit.

Gjatë lutjes tradicionale javore ai theksoi se e rëndësishme është të bashkohen mundësitë shkencore dhe shkathtësitë, me qëllim që të krijohet vaksina dhe të sigurohet qasje universale deri te teknologjitë bazë, të cilat do t’i mundësojnë ç’do të infektuari ta marrë trajtimin e duhur mjekësor, pa dallim se ku gjendet në botë.

Kreu i Kishës katolike-romake e mbështeti nismën e Komitetit suprem për vëllazërim njerëzor më 14 maj të mbajë lutje të përbashkët dhe agjërim me pjesëmarrje të përfaqësuesve të të gjitha religjioneve me qëllim që të tejkalohet pandemia.

Komiteti suprem për vëllazërimin njerëzore është formuar në gusht të vitit 2019 në Abu Dabi për bashkim të njerëzimit të punojë për paqen në botë dhe t’u garantojë gjeneratave të ardhshme atmosferë të respektimit të ndërsjellë dhe jetë të shëndetshme./MIA