Fjolla Morina për masat e reja të qeverisë: Zor të shpëtojnë nga ky depresion

Dje Ministria e Shëndetësisë ka vendosur masa të reja për parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme të koronavirust.

Mes politikanëve të shumtë kishte edhe artistë që u ankuan për kufizimin e lëvizjes. Tani qytetarët kanë të caktuar në bazë të numrit në letërnjoftim orarin e qarkullimit.

Fjolla Morina publikoi një postim në Instagram ku shohim se për të lejohet qarkullimi vetëm në orët e para të mëngjesit, dhe këngëtarja duket e shqetësuar për këtë fakt.

Ajo shkruan: Numrat 0 dhe 1 bëhuni gati t’i vishni pizhamet e të trentëve sepse zor shpëtoni nga ky depresion.