SHBA, rritet numri i të vdekurve nga stuhitë

Numri i të vdekurve nga stuhitë dhe uraganet në shtetet jugore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) është rritur në 33.

Zyrtarët njoftuan se për shkak të stuhive dhe uraganeve në Mississippi kanë humbur jetën 11 persona, në Karolinën Jugore 9, në Xhorxhia 8, në Tennessee 3 ndërsa në Arkansas dhe Karolinën Veriore nga një person.

Sipas lajmit të NBC News, brenda 24 orëve kanë ndodhur 41 stuhi ndërsa guvernatorët e Louisianas dhe Alabamas kanë shpallur “gjendje urgjente” për të ndihmuar në eliminimin e dëmeve të shkaktuara.

Për shkak të reshjeve të dendura dhe stuhive mbi 1 milion persona kanë mbetur pa energji elektrike në 11 shtete.

Sipas lajmit të CNN, kryetari i Bashkisë Monroe, Jamie Mayo tha se “Këtu vetëm në qytetin Monroe të paktën 200-300 shtëpi janë dëmtuar”.

Ndërkohë, janë hequr edhe rregullat e distancës sociale të cilat zbatoheshin në kuadër të masave të marrë kundër koronavirusit të ri (COVID-19).