Fjalët e para të Benzemas pasi u ftua nga Kombëtarja e Francës pas 6 viteve

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema ka thënë se ndihet shumë krenar që është rikthyer në Kombëtaren e Francës, për herë të parë pas plot gjashtë vjetëve.

Deschamps vendosi të përfshijë Benzeman në listë për herë të parë që nga tetori 2015 dhe kjo vjen si shpërblim për formën e tij të shkëlqyer me Real Madridin.

“Jam shumë krenar që kthehem në Francë dhe besimin që ata më kanë dhënë”.

“Falënderoj familjen time, klubin tim, miqtë e mi dhe të gjithë ju që më keni mbështetur dhe më keni dhënë forcë çdo ditë”, ka shkruar Benzema.

Hera e fundit kur Benzema kishte qenë pjesë e Francës ishte tetori i vitit 2015.