E “rrëzoi” vëllain e tij në Serie B, Simone Inzaghi: Jam i zhgënjyer për Pipon!

Simone Inzaghi ndihet keq për vëllain e tij Pippo pas rënies së Benevento nga Serie A, por siguron që Lazio dha gjithçka kundër Torinos dhe ai do të vendosë të ardhmen e tij javën tjetër.

Kjo ishte një lojë e rëndësishme për betejën e rënies, pasi ndërsa Aquile ishin të sigurt në vendin e gjashtë, Toro kishte nevojë për një pikë për të garantuar sigurinë e tyre në Serie A dhe rënien e Benevento të Pippo Inzaghi.

Përfundoi 0-0 në Olimpico, megjithëse Lazio goditi shtyllën dy herë, përfshirë edhe me penalltinë e vonë të Ciro Immobile.

“Unë jam i zhgënjyer për vëllain tim, por ne i dhamë të gjitha dhe mendoj se ishte një reflektim i mirë për futbollin italian,” tha Simone Inzaghi në konferencën e tij për shtyp.

“Është pozitive që një ekip matematikisht në Evropë ende dha gjithçka kundër Torinos. Ishte mirë të shihnim dy skuadra të luftonin deri në minutën e 95-të”, deklaroi Inzaghi.