Fituesi i çmimit Nobel për mjekësi flet për koronavirusin: Virusi rrodhi nga laboratori ose…

Përderisa nëpër botë po qarkullojnë akuza edhe ndër akuza rreth Covid 19 se ai është vepër e dorës së njeriut, eksperti francez dhe fitues i çmimit Nobel për mjekësi Lik Montanje ka thënë “E di çka flas ose është gabim ose virusi rrodhi nga laboratori”, shkruan “Veçernje Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Ai nënvizoi se me gjase ka ndodhur një gabim, në kohën kur ekspertët ishin duke hulumtuar vaksinën kundër virusit të Sidës.

Montanje që është bërë i njohur me gjetjen e virusit të Sidës, ka deklaruar se e di mirë çka po flet ndërkohë që atë edhe e ka arsyetuar me veprimet e mundshme të kryera në laborator.

“Çdo gjë ka nisur nga virusi i njohur tel lakuriqët e natës, ku është intervenuar që të ‘humanizohen’. Në atë moment me gjasë ka ndodhur ose gabimi ose çdo gjë ka rrjedhur nga laboratori. Kemi fituar diçka që është e kundërta e asaj që është kërkuar” tha Montanje.

Në pyetjen se për çka ishin duke hulumtuar ekspertët që pastaj erdhi te gabimi, eksperti francez theksoi se “Këtë nuk mund ta di, ndoshta vaksinën, por jo kundër Coronës po kundër Sidës”.