Netanyahu paralajmëron aneksimin e pjesëve të Bregut Perëndimor me ndihmën e SHBA-së

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbrëmë ka deklaruar se është i bindur se verës me mbështetje të SHBA-së do të mund të aneksojë më shumë pjesë të Bregut Perëndimor.

Ai në paraqitjen onlajn në tubimin e evangjelistëve, ithtarë të Izraelit ka theksuar se plani i Lindjes së Afërt i presidentit të SHBA-së, Donald Tramp parasheh dhjetëra lagje si dhe luginën e Jordanit qe të jenë nën kontroll të Izraelit.

“Për disa muaj, jam i bindur se premtimi do të përmbushet dhe se do të mund të festojmë edhe një moment historik të cionizmit”, ka thënë Netanyahu.

Aneksi izraelit për Bregun Perëndimor do të shkaktonte ndëshkim nga bashkësia ndërkombëtare, ndërsa do të shkatërronte edhe shpresën për formimin e shtetit të pavarur të Palestinës. Palestinezët me mbështetje ndërkombëtare kërkuan tërë Bregun Perëndimor që të jetë pjesë e shtetit të ardhshëm të pavarur.

Ata janë kërcënuar se do të heqin dorë nga marrëveshjet ekzistuese paqësore nëse Netanyahu vazhdon të zbatojë planin e tij.