Fitojnë Clippers, mposhten Blazers – rezultatet e të gjitha takimeve në NBA

Ka përfunduar një tjetër xhiro në NBA, me disa nga skuadrat që vuajtën për të marrë fitoret e tyre.

Los Angeles Clippers kanë triumfuar me mjaftë mund ndaj Detroit Pistons me rezultat 131-124.

Fitore të vështirë ka marrë edhe Minnesota Timberwolves që arriti të mposhtë Chicago Bulls me shifrat 121-117.

Një tjetër përballje interesante ishte edhe ajo në mes të Dallas Mavericks dhe San Antonio Spurs, me këta të fundit që fituan me vetëm dy pikë dallim 119-117.

Fitore spektakolare mori Milwaukee Bucks, që mposhti me lehtësi Orlando Magic me rezultat 124-87.

Për t’u djersitur në këtë takim që të merrte një fitore ishte edhe New Orleans Pelicans që mposhti Cleveland Cavaliers me numrat 116-109.

Nuk mungoi vëmendja as në ballafaqimin mes Memphis Grizzlies dhe Indiana Pacers, me këta të fundit që fituan 132-125.

Një triumf komod e mori edhe Miami Heat që mposhti Portland Trail Blazers me rezultat 107-98, gjersa New York Kincks triumfoi në frymën e fundit përballë Toronto Raptors, 102-96.