​Legjenda e Man United: Kane është duke e menduar kalimin në “Old Trafford”

Sulmuesi i Tottenhamit Harry Kane mund të jetë duke e “fantazuar” një kalim te Manchester United në një të ardhme të afërt. Kështu së paku mendon legjenda e “Djajve të Kuq” Roy Keane.

E ardhmja e sulmuesit anglez ka qenë një temë e shumë spekulimeve muajt e fundit, me sulmuesin me përvojë që mori të drejtën të largohej nga “Spurs” në verë në mënyrë që të përmbushë ambiciet e tij për të fituar trofe.

Është sugjeruar që Tottenhami nuk do të jetë në gjendje të mbajë Kane në skuadër nëse ata nuk kualifikohen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm dhe shpresat e tyre morën një goditje tjetër nga humbja 3-1 ndaj United të dielën, për të cilën Keane beson se do të ushqejë dëshirën e sulmuesit për të kaluar në “Old Trafford”.

“Kane do të shikonte në këtë ekip të United sot dhe pasi ka kuptuar se ata kanë bërë hapa përpara gjatë 12 muajve të fundit dhe me siguri ai duhet ta mendojë këtë duke thënë: “Unë mund të jem njeriu i parë në sulmin e Manchester United.”, tha Keane për “Sky Sport”.

I pyetur nëse prania e Kane do të garantonte një rrugë me trofe për United, Keane u përgjigj:

“Nëse Kane kalon në ekipin e United, pas natës aty pasojnë ditët.”

“Manchester United ka mbyllur hendekun me Cityn dhe Kane do të ishte një hap tjetër i madh në këtë drejtim. Ndoshta Kane nuk dëshiron të shkojë jashtë Premier Ligës, Manchester United është një destinacion shumë tërheqës për atë.”, tha në fund Keane.