Finem dhe Melinda publikojnë foto nga xhirimet e klipit të bashkëpunimit të tyre

Reperi i njohur shqiptar, Finem dhe Melinda Ademi, po sjellin bashkëpunimin e tyre.

Ditë më parë ata u përfolën në media për një lidhje të mundshme mes vete, shkruan lajmi.net.

Por, burimet e lajmi.net zbuluan se dyshja po sjellin një bashkëpunim së bashku.

E sot, Finem, ka publikuar foto bashkë me Melindën.

Ata nuk kanë dhënë detaje, se si titullohet kënga apo kur pritet të publikohet, por vetëm kanë vendosur disa pikëpytje.