Arjola festoi ditëlindjen, vëmendje mori urimi i Adriana Matoshit

Aktorja dhe ish banorja e “Big Brother VIP”, Arjola Demiri, sot festoi ditëlindjen.

Ajo mbushi 38 vjet, dhe ka marrur urime të shumta nga familjarë, miq e fansat e saj, shkruan lajmi.net.

Në mesin e shumë urimeve ai që na ra në sy është ai i mikeshës së saj të zemrës, Adriana Matoshit.

Aktorja dhe deputetja e njohur nga Kosova nuk i ka kursyer disa fjalë zemre për miken e saj në këtë ditë të veçantë të Arjolës.