Filloi ndërtimi i fazës së dytë të bulevardit “Bosnja dhe Hercegovina”

Këto ditë filloi ndërtimi i fazës së dytë të bulevardit “Bosnja dhe Hercegovina” në gjatësi prej 1700 metrave dhe kjo nga bulevardi i sapohapur “Hristian Todorovski Karposh” drejtë rrugëve “Aleksandër Udarevski” dhe “Kemal Sejfulla”.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov sot në konferencën për shtyp bëri të ditur se bëhet fjalë për rreth 1700 metra bulevard, me gjerësi prej 40 metrave, gjashtë korsi, dy për biçikleta, dy shtigje për këmbësorë dhe gjelbërim qendror dhe anësor.

“Qyteti i Shkupit nuk ka alternativë përveç se të ndërtojë infrastrukturë të mirë me qëllim që ta përmirësojë zhvillimin. Bëhet fjalë për rreth 1700 metra të rinj bulevard me gjerësi prej 40 metrave, gjashtë korsi, dy për biçikleta, dy shtigje për këmbësorë gjelbërim qendror dhe anësor të cilat jam i bindur se do të japin input për zhvillim të ardhshëm të mirë për qytetin tonë në 30 vitet e ardhshme”, sqaroi Shilegovi. Filloi ndërtimi i fazës së dytë të bulevardit “Bosnja dhe Hercegovina”

Ai iu bëri thirrje qytetarëve që gjatë realizimit të këtyre aktiviteteve ndërtimore t’i respektojnë regjimet kohore të komunikacionit të cilat janë vendosur me qëllim të realizimit më të shpejtë. Dëshira e tij, siç tha, është që para Vitit të Ri të ketë përfunduar bulevardi “Sllovenia” deri në “Hristian Todorovski Karposh”.

Kryetari i Komunës së Butelit, Velimir Smilevski vlerëson se në këtë mënyrë komunikimi me pjesën tjetër të Shkupit do të jetë shumë i shpejtë.

“Këtë që tani e bëjmë nuk është vetëm e rëndësishme për këtë komunë por ka edhe shumë komuna të cilat do t’i shfrytëzojnë këto rrugë për komunikim më të shpejtë. Jam i sigurt se qytetarët e Butelit dhe të Qytetit të Shkupit janë të kënaqur nga kjo që po e bëjmë”, tha Smilevski.