Filipçe: Tre ditë izolim total për pashkët

Nga dita e premte pasdite deri të martën në mëngjes, gjatë festave të Pashkëve të zgjas ora policore, është një nga masat për të cilat do të diskutohet në seancën qeveritare, dhe më pas do të diskutohet nëse të njëjtat masa do të vlejnë edhe për vikendet më pas. Kështu ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në diskutimin e hapur në Qeveri.

Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë

“Saktë se cila masë do të vendoset për vikendin e ardhshëm do të vendoset në seancat qeveritare që do të mbahen në ditët në vijim. Njëri propozim është që ora policore të zgjas nga e premtja pasdite nga ora 16.00 deri të martën në mëngjes. Kjo do të nënkuptonte ndalesë sikurse edhe këtë vikend, plus e hëna, pa të enjten. Megjithatë vendim konkret për këtë do të sillet këto ditë”.

Ministri sqaroi se nga fillimi ose mesi i muajit maj, mund të fillohet me heqje të masave restriktive.

Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë
“Dhe tani marrim masa të caktuara që të përgatiten kapacitetet. Të gjithë operatorët duhet të përgatiten se si dhe të funksionohet me kushtet e reja. Ende nuk është përcaktuar momenti kur do të kthehemi në jetën normale. Ai do të jetë sigurisht dikund nga fillimi ose mesi i muajit maj.”

Filipçe përsëriti se pas zvogëlimit të ndalesave nuk do të jetë e njejtë mënyra e jetesës, por se gradualisht, në përputhshmëri me rekomandimet e komisionit për sëmundje infektive do të organizohet mënyra e punës nëpër institucione dhe drejtori. Në video debatin me temë Covid 19, epidemiologët kanë theksuar se presin që piku të përfundojë deri në fund të muajit prill dhe më pas të ulet numri i rasteve. Ministri dhe epidemiologët janë të mendimit se skenari më i keq ishte 1000 shtretër dhe 1000 pacientë, por për fat të mirë, thonë ata, nuk ka ndodhur kjo për shkak të masave të ndërmarra dhe tani ka kapacitete të lira me faktin që një e treta e Klinikës infektive në Shkup është e zbrazur, ndërsa Spitali “8 shtatori” është tërësisht i zbrazur.