Filipçe sqaron masat e reja shtrënguese

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka sqaruar masat e reja shtrënguese kundër Covid-19 të cilat u miratuan dje në seancë qeveritare.

“E para për organizim të të gjitha ngjarjeve, edhe në të hapur dhe në të mbyllur është e nevojshme që vizitorët në objekte hotelerike dhe në vende ku mbahen ngjarje, trajnime dhe kështu me radhë, të tregohet detyrimisht certifikatë për më së paku një dozë ose dëshmi se kanë kaluar Covid-19 brenda 45-ditëve të fundit. Pavarësisht se nëse në objekt ka nën apo mbi 30 klientë, ata certifikatën duhet ta kenë. Dallimi i vetëm është se nëse ngjarja qoftë në objektin hotelerik ka më shumë se 30 persona të pranishëm, duhet të organizohet edhe shërbimi i radarit”, tha Filipçe, transmeton TV21.

Ndërkaq ka shtuar, se plotësim të masave me shumë gjasë do të ketë, pasi gjatë zbatimit do të dalin kërkesa të reja.

“Por çfarë është qëllimi, të stimulohet vaksinimi. Pse? Sepse shohim që në qytete ku është përfshirja më e madhe e vaksinimit, tani për tani, shpresoj se kështu do të mbetet, nuk ka trysni në spitale”, tha Filipçe më tej./TV21