“Është ëndërr e nipave të Serbisë”/ Naim Miftari i kundërpërgjigjet Berat Buzhalës

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari i është kundërpërgjigjur Berat Buzhalës i cili ka thënë se Serbia mund ta merr Kosovën për 9 orë.

Kështu Buzhala është shprehur përmes një postimi në facebook, pas, ku e ka komentuar kontrollin e Afganistanit nga telebanët.

“Afganistani u mor nën kontroll prej talibanëve për 9 dite. Neve nuk na zgjat qaq. Bo vakija 9 sahat”, ka shkruar Buzhala.

Mirëpo atij i është kundërpërgjigjur Naim Miftari i cili thotë se, kështu kanë menduar edhe në luftë se Serbia do ta mbajë Kosovën nën pushtetin e tyre për 500 vjet.

Miftari tregon edhe për një rast në luftë me 17 apo 18 ushtarë që e kanë nxanë një bridagë të blinduar të ushtrisë serbe me dhjetëra tanke.

Aty sipas Miftarit janë mbajtur për një javë në Bequk, një fshat i komunës së Vushtrrisë.

E marrja e Kosovës për 9 orë, Miftari thotë se është vetëm ëndërr dhe dëshirë e nipave të Serbisë.

Postimi i plotë:

Radio televizioni Mileva;

Serbia e merr Kosovën për 9 orë, e merr me ja dhanë edhe për 5 minuta, kështu mendojke 1998 edhe baba i tina se Serbia e Milicija e Serbisë kanë me pat pushtetin në Kosovë edhe 500 vjet, por nuk ndodhi ashtu dhe kur e mendoj se me 17-18 ushtarë dhe disa fshatarë tanë me 22-28 shtator 1998 ndaluam për një javë ditë një brigadë të blinduar të ushtrisë Serbe me dhjetëra tanke ndaluam për ta shkelur një fshat Bequkun, komuna e Vushtrrisë që asnjëherë nuk u pushtua gjatë tërë luftës marrja e Kosovës për 9 orë është vetëm ëndërr dhe dëshirë e nipave e kumarëve të Beogradit!

Një shtet si Kosova ku një familje e vetmuar jo mirë e armatosur e mbron një lagje mbi 3 ditë lufton kundër ushtrinë e policin e Serbisë fuqi ushtarake në nivel Evropiane nuk ka pse brengoset Kosova për ardhmërinë e vet ka plot djem e vajza që luftuan po ke nevoja dot luftojnë dhe do vdesin prapë!

Na fukaret luftojmë prapë, por se di çka bajnë politikanët e komandantët milionerët kah ikin kujt ja lajnë pallatet, vilat, dashnoret, pushimoret e portalet e televizionet e tyre private!