Filipçe: Punonjësit shëndetësorë dëshmuan profesionalitet dhe patriotizëm

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, me anë të një video-mesazhi me rastin e një vjetorit të rastit të parë me COVID-19 të regjistruar në vendin tonë, u shpreh se sistemi shëndetësor ka dëshmuar se ka dije dhe përvojë që të ballafaqohet me sfidën më të madhe të historisë më të re. Ai falënderoi punonjësit shëndetësorë dhe tha se ata meritojnë respektin e plotë.

“Gjatë vitit të kaluar dëshmuam dhe treguam se sistemi shëndetësor ka fuqi, dije dhe përvojë që të menaxhojë me sfidën më të madhe shëndetësore në historinë më të re. Punonjësit shëndetësorë që ishin në linjën e parë të luftës kundër virusit dëshmuan profesionalitet dhe patriotizëm dhe pikërisht për këtë meritojnë respekt”, deklaroi Filipçe.

Filipçe më tej shtoi se blerja e vaksinave është sfida më e madhe e gjitha vendeve në botë, ndërsa rreth 130 vende ende nuk kanë nisur me procesin e imunizimit. /SHENJA/