Filipçe: Opozita do të tërheq amendamentet për Qendrën e re Klinike

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe mohoi që VMRO-DPMNE-ja nuk pajtohet me planin e Qeverisë për Qendrën e re Klinike. Sipas tij opozita po përgatit ndërhyrje në ligj, me çka edhe do të tërhiqen amendamentet që po bllokojnë punën për klinikën në fjalë.

“Informatat e mija tregojnë se këtë javë duhet të arrijnë propozime se si të përmirësohet zgjidhja ligjore, me çka do të largohen 2 mijë amendamente që kanë bllokuar ligjin në Komisionin për Shëndetësi në Kuvend”, tha ministri Filipçe.

Ndryshe, jozyrtarisht mësohet se opozita kërkon 5 qendra klinike, ndërsa pushteti propozon një qendër me kosto të lartë, që si pasojë deri në arritjen marrëveshjes nuk do të ketë zhbllokim të propozim-ligjit.