Lexuesi i mirënjohur i Kur’anit, Egzon Ibrahimi, në vizitë Reisul Ulemasë, Shaqir Fetai

Reisul Ulema i BFI të RMV, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, priti në takim doajenin e leximit të Kur’anit dhe interpretuesin e veçantë të ilahive në nivel ndërkombëtar Egzon ef. Ibrahimin.
“Mysafiri i nderuar prezantoi në takim për ta uruar Reis Ulemanë për marrjen e detyrës së re dhe i uroi shëndet e mbarësi në mision. Kryetari e falënderoi mysafirin për respektin dhe i uroi mbarësi në prezantimin dinjitoz të Islamit dhe librit të All-llahut.
Egzon Ibrahimi është lexues i Kur’anit në nivelit të lartë, i njohur ndërkombëtarisht dhe i vlerësuar nga shumë vende të botës, pjesëmarrës në gara të ndryshme dhe fitues i çmimeve në shumë vende të botës, duke u llogaritur kështu, pamëdyshje një ambasador i Islamit globalisht. Ka diplomuar në Universitetin e Ez’herit në Kajro të Egjiptit”, thuhet në kumtesë.