Filipçe: Nga e hëna do të funksionojnë edhe pikat në Çair dhe Jane Sandanski

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp konfirmoi 9 rastet e reja me virusin korona në vend, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 85. Filipçe mes tjerash njoftoi se nga dita e hënë do të fillojnë me punë dy pika të reja për testimet, respektivisht ato në Çair dhe Jane Sandanski.

“Deri në ora janë regjistruar 9 raste të reja, gjithsej kemi 85 të infektuar.Nga sot do të funksionojë qendra për thirrje, ku do të mund të informohen qytetarët nëse duhet të testohen, numri do të bëhet i ditur më vonë. Nga e hëna do të funksionojnë edhe dy pikat për marrjen e brisit dhe materiali në poliklinikat Jane Sandanski dhe në Çair. Sot mbaroi takimi me mjekët amë, që do të thotë që nga e hëna përveç linjave telefonike, pacientët do të mund të lajmërohen edhe tek mjekët amë, që në rast se ka nevojë të caktohet testim për ta.”-tha mes tjerash Filiçe./Alsat