LSDM: Tani është koha për përgjegjësi, të përballemi së bashku me coronaviursin

Nga LSDM u bëjnë thirrje qytetarëve që të dëgjojnë rekomandimet dhe të qëndrojnë në shtëpi, sepse ne ndihmojmë veten dhe të tjerët.

“Sot ne po jetojmë në një epokë kur të gjithë jemi përballur me sfidën e punës së bashku për të trajtuar virusin e rrezikshëm që po prek pothuajse të gjithë botën, dhe është gjithashtu një kohë kur duhet të demonstrohet përgjegjësia e vërtetë kolektive, veprimi i përbashkët dhe solidariteti.

Sepse kështu, të gjithë së bashku, ne mund të luftojmë kundër coronavirusit.

Për të ndihmuar institucionet, shëndetin publik, secili me shembullin e vet dhe me përgjegjësinë personale, qeveria dhe ministritë e kompetente bëjnë thirrje vazhdimisht të qëndrohet në shtëpi, të mos ketë takime, të përdorim dezinfektues dhe shpesh të lani duart”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.

Nga atje shtojnë se qytetarët të dëgjojnë rekomandimet dhe të qëndrojnë në shtëpi, sepse i ndihmojmë vetes dhe të tjerëve.