Filipçe: Ka shtretër të lirë në çdo spital

Edhe përskaj rritjes së numrit të rasteve pozitive në Covid-19, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka siguruar se ka shtretër të lirë në çdo spital të Maqedonisë së Veriut.

“Ka shtretër të lirë në çdo spital, përfshirë këtu edhe në spitalet modulare. Në Shkup në funksion janë kthyer edhe Klinikat Interne, një pjesë filluan nga dje”, tha Filipçe.

Ai ka treguar se kuadri mjekësor është duke funksionuar në bazë të parimit të rotacionit./TV21