Gjermania në fillim të valës së tretë me virus, vjen alarmi: Evropa duhet të shqetësohet

Gjermania ka shënuar rritje të konsiderueshme të infeksioneve me koronavirus në 24 orët e fundit.

Infeksionet e reja me COVID-19 në Gjermani u rritën ndjeshëm gjatë 24 orëve të fundit deri në 14,356, një nivel që nuk është parë që nga 4 Shkurti, tregojnë të dhënat e fundit nga agjencia e kontrollit të sëmundjes Instituti Robert Koch.

“Në Evropë, ne duhet të shqetësohemi,” i tha shefi i agjencisë së kontrollit të sëmundjes Robert Wieler shoqatës së gazetarëve ACANU.

“Nëse reflektoj për Gjermaninë, ne jemi në fillim të valës së tretë,” tha Wieler, duke nënvizuar rëndësinë që popullata t’i përmbahet rregullave si bartja e maskës ose distancimi shoqëror.

Gjermania filloi shumë gradualisht duke lehtësuar një bllokim të pjesshëm nga fundi i shkurtit, duke lejuar së pari nxënësit më të rinj të kthehen në shkollë para kësaj jave duke lënë disa dyqane të hapen përsëri.

Gjermania u përqendrua në vaksinimin e më të vjetërve në popullatën e saj kur filloi fushatën e saj të vaksinimit në fund të Dhjetorit, por kritikat janë rritur mbi ritmin e përhapjes ndërsa vendi mbetet prapa Britanisë ose Shteteve të Bashkuara.