Filipçe jep lajmin e mirë, vijnë disa doza të vaksines ‘Pfizer’

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoni Venko Filipçe, informon se sot kanë arritur sasi të reja të vaksinave kundër COVID-19, nga prodhuesi “Pfizer”.

Filipçe në Facebook shkruan se janë siguruar 12.870 doza të vaksinës “Pfizer”, nëpërmjet negociatave të drejtpërdrejta.

“12.870 doza shtesë që kanë arritur sot nga prodhuesi “Pfizer”, janë siguruar nëpërmjet negociatave të drejtpërdrejta me pridhuesin dhe nëpërmjet BE-së, e cila i ka siguruar ato si ndihmë përmes marrëveshjes trepalëshe në kuadër të programit Team Europe”, shkruan Filipçe.

Ai bën thirrje që të gjithë ata që nuk janë vaksinuar të paraqiten dhe të imunizohen kundër coronavirusit.