Filipçe: Ilaç për Covid-19 ende nuk ka

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe nga Shtipi porositi qytetarët që të mos kërkojnë ilaç i cili nuk është provuar se ndihmon për shërimin e virusit korona.

“Askush nuk duhet të interesohet që të kërkojë ilaçe të cilat nuk janë dëshmuar se ndihmojnë në mjekimin e Kovid-19. Ende në botë ka një numër të madh të studimeve klinike të cilët testojnë ilaçe. Të gjithë e dimë se ilaç specifik dhe të veçantë për këtë sëmundje nuk ka. Po bëhet kombinim i terapive ekzistuese për disa sëmundje të tjera ose simptomat të cilat i jep kjo sëmundje, ndërsa duhet ta dimë edhe qytetarët ta dinë se ka me të vërtetë një varg simptomash me të cilat kjo sëmundje mund të manifestohet”, tha Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Ai porositi që secili pacient në konsultim me mjekun amë ose gjatë mjekimit spitalor vetëm me kontroll të pranojë terapi adekuate.