Filipçe: Dita e parë nga vaksinimi në sallën “Boris Trajkovski” kaloi shkëlqyeshëm

Shkëlqyeshëm kaloi dita e parë nga vaksinimi në A1 arenën Boris Trajkovski, publikoi sonte në profilin e tij në Fejsbuk ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Mesatarisht vaksinohen rreth 300 persona në orë ose rreth 3000 në ditë. Sot janë vaksinuar një pjesë e punëtorëve shëndetësorë, si dhe një pjesë e anëtarëve të MPB-së. Nesër vazhdon vaksinimi i MPB-së dhe fillon për pjesëtarët e ARM-së. Kolegët më informuan se i gjithë sistemi funksionon pa ndërprerje dhe kjo më bën shumë të lumtur. Të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm në javët në vijim dhe t’i respektojmë masat pa përjashtim”, publikoi Filipçe.

Ai kujtoi se prej nesër hyjnë në fuqi masa më rigoroze dhe bëri thirrje të gjithë të kontribuojmë në betejën me pandeminë.