Filipçe: Disa prej të infektuarve me Koronavirus nuk paraqiten vetë për test, por nga fqinjët e tyre!

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, në pres konferencën e sotme foli edhe për një dukuri negative që shënohet në Maqedoni. Ai tha se disa prej personave që rezultojnë pozitiv me koronavirus, nuk paraqiten vetë për test, por nga fqinjët e tyre.
Filipçe tha se fqinjët paraqiten në institucion për të treguar se te fqinjë të tyre kanë vërejtur simptoma të Covid 19. Ai apeloi që personat me simptoma vetë të paraqiten te autoritetet shëndeëstore. Poashtu Filipçe deklaroi se është e mundur që në Çair, Saraj, Gazi Babë dhe një pjesë të Shtipit të vendoset orë lokale policore.
Filipçe shtoi se se trendi i rritjes së numrit të të infektuarve dhe viktimave, do të shtyjë edhe pak hapjen e kufijve, transmeton Gazeta Lajm.

“Funksionon ende karantina shtetërore e zëvendësuar me vetë izolimin në shtëpi nëse ai që vjen në vendin tonë dëshmon PCR test i cili nuk është më i vjetër se 72 orë. Serbia i hapi Kufijtë, Bullgaria po ashtu, mendoj se ne në disa ditët e ardhshme duhet të bisedojmë për këtë, por gjatë kësaj duhet të ndjekim numrat. Mendoj se nuk duhet të shpejtohemi me vendim në situatë kur kemi rritje të numrit të pacientëve të diagnostikuar- deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë
Ministri Venko Filipçe shtoi se ka biseduar me ministrin bullgar me të cilin e ka lënë që të dëgjohen përsëri për çështjen e hapjes së Kufijve. Ai shtoi se deri më tani qytetarët që kanë dashur të udhëtojnë jashtë vendit kanë dërguar kërkesë me shkrim në Qeveri, e cila ka analizuar arsyet e udhëtimit dhe protokollet që duhet të ndiqen. Të gjithë fqinjët dhe shumica e vendeve të rajonit nga sot kanë hapur kufijtë dhe qytetarët e atyre vendeve do të mund të qarkullojnë. Gjatë javës së kaluar, autoritetet ne vendit tonë, deklaruan se me gjasë deri më 15 qershor vendi do të mund të hapë kufijtë, qëndrim që ndryshon me rritjen e madhe të numrit të të infektuarve me Covid 19.