Filipçe: Disa ditë kemi numër të njëjtë të rasteve të reja me Covid-19, nuk kemi as ulje e as rritje

Gati 10 ditë, numri i shtretërve të lirë në Shkup është konstant. Gjendja me Covid është stabile, ndërsa tanimë disa ditë numri i të infektuarve me virusin korona është i njëjtë dhe për këtë po bëhet edhe analizë, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke folur për gjendjen me Covid-19.

“Është e vështirë të thuhet nëse do të ketë ulje ose përsëri rritje të rasteve të reja, prandaj po bëhet analizë e detajuar nga epidemiologët. Po analizohen rastet e reja në qytete ku ka paraqitje të të infektuarve, analizë e moshës së të infektuarve dhe numri i të vaksinuarve në ato rajone”, tha Filipçe.