Kurti: Nga 1 tetori, arsimi i lartë do të jetë falas (VIDEO)

Nga 1 tetori i këtij viti të gjithë ata që studiojnë në universitet publike, studimet u ofrohen pa pagesë.

Këtë e bëri të ditur kryeministri Albin Kurti në një konferencë të përbashkët me ministren e arsimit, Arbërie Nagavci, njofton Klankosova.tv.

“Nga 1 tetori i këtij viti 2021, arsimi i lartë publik do të jetë pa pagesë, në nivelet Bachelor dhe Master, ndërsa ata të Doktoratës do të kenë lehtësi të veçantë”.

Ai tha se do të ketë përfitime edhe për studentët që vijnë nga vendet e rajonit.