Filipçe: AstraZeneca tani për tani vetëm tek të moshuarit

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe edhe njëherë sot ka ritheksuar se vaksina AstraZeneca tani për tani do të jepet vetëm tek personat e moshuar.

“Presim rezultatin nga bordi i EMA-së, tani për tani nuk janë regjistruar efekte negative tek ndonjë person që ka pranuar vaksinën AstraZeneca. Vaksina AstraZeneca do të përdoret vetëm te qytetarët e moshës më të vjetër, deri tani nuk janë paraqitur komplikime tek ndonjë pacient, me përjashtim të 28 vjeçares gjendja e së cilës është stabile dhe dita ditës po përmirësohet, tani për tani nuk kemi efekte të paraqitura anësore tek ndonjë pacient tjetër”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.