Filipçe: Asnjë funksionarë, ministër apo drejtor nuk është vaksinuar

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ka hedhur poshtë pretendimet e partisë opozitare VMRO-DPMNE se funksionarë të lartë janë vaksinuar, përcjell SHENJA.

“Unë me plotë përgjegjësi ju them se asnjë funksionarë i vetëm, asnjë minister në Qeveri dhe asnjë drejtor nuk është vaksinuar. Listat janë rekrutuar nga ana e Institutit të Shëndetit Publik në të cilën shërohen dhe kontrollohen pacientë me virus, spitale, shtëpi të shëndetësisë,mjekë amë dhe kjo është mënyra e vetme në të cilën njerëzit mund të vaksinohet. Lirisht ejani, që nesër do të provoj çfarë është ajo që mund të jepet si e dhënë”, tha Filipçe duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit të VMRO-DPMNE-së Mile Levkov. /SHENJA/