Fifi tregon arsyen e rënies në peshë

Fifi ka shfrytëzuar opisionin pyejte/përgjigje në Instagram, ku zbuloi disa gjëra që nuk kishim dëgjuar deri më sot.

Këngëtarja së fundmi kishte marrë vëmendjen e të gjithëve me ndryshimin në formën fizike, dhe kjo si duket nuk qenka pëlqyer nga të gjithë.

Por kjo nuk i intereson fare autores së hitit ‘Marova’.

Një ndjekës i shkroi asaj “Spom pëlqen që kishe hup kile”.

Fifi ia ktheu duke thënë “Kur shtova mthoshit fuqi uthulle, tash pasi humba spo ju pëlqen. Po e vërteta është se se kam bërë për as njëri këtë ndryshim tek vetja jem as mem gjyku a mem tregu a ma mirë kshtu a ashtu. E kisha të nevojshme për shëndetin tem me ra dhe rash. Flm”, ka shkruar mirë.