Fifi i tha se do ta puth “kur t’i vjen”, Graniti befason me përgjigjen

Pas një pauze katër vjeçare, reality-show, BigBrother u rikthye por tani në një format tjetër me personazhe të njohura ‘VIP’. Natën e parë u prezantuan 14 banorë, numër ky që mund të rritet apo zvogëlohet nga eliminimet apo hyrjet nga java në javë. Në natën e katërt të spektaklit të Big Brother Albania VIP është larguar banori i parë, Elhaid Cufi.

Java e parë e emisionit “Big Brother VIP” ishte e mbushur plot me dashuri, momente të trishta dhe debate.

Ndërkohë në fund të spektaklit është diskutuar edhe një herë raporti mes banorëve Fifi dhe Granit Cana, të cilët dyshohet se janë duke krijuar një lidhje.

Pas spektaklit të mbrëmshëm, dyshja kanë biseduar lidhur me ngjarjet e fundit, teksa në një moment Graniti i thotë këngëtares që është herët që të lidhen.

“Tash çka me bo na këtu me kap me u puth me u tranu a?”, pyet Graniti.

“Kur m‘vjen me të puth të puthi”, i pergjigjet Fifi.

“Kadale pak se jena para kamera këna njëfarë marifeti”, thotë ai.