Atdheu dhe Antonela në lidhje? Detaji që mori vëmendjen e ndjekësve

Para largimit nga “Përputhen”, konkurrenti nga Kosova, Atdhe Xharavina zbuloi një sekret me Antonelën, shkruan lajmi.net.

Ai tha se kishin shkëmbyer puthje me të në një mbrëmje kur po e shoqëronte me makinë në shtëpi.

Antonela e pranoi këtë gjë, por më pas tha e puthja ishte rrëmbyer nga Atdheu, andaj nuk është bërë me qejfin e saj.

Dyshja kishin pasur një debat të ashpër në studio, por me veprimin e fundit ua kanë bërë kokën lëmsh të gjithëve.

Antonela dhe Atdheu publikuan në rrjete sociale nga një video, ku vëmendje mori fakti se po dëgjonin këngën e njëjtë.

Që të dy kishin shkruar mbishkrimet e njëjta në video, ndërsa nuk treguan nëse ishin afër njëri-tjetrit.