Fifi edhe para se të shkonte në Shqipëri, kishte tentuar suksesin në vendlindje, në Kosovë, por që nuk ia kishte dalë me sukses.
Vajza pa komplekse, po studionte për regji në Prishtinë, por shpejtë i la studimet për të bërë përpara në fushën e muzikës. Nuk ia doli shumë mirë as në “The Voice of Albania”, por as kjo gjë nuk e ndali për të ecur në rrugën e vështirë të gjetjes së suksesit.
Ajo, më në fund po e jeton periudhën e artë si këngëtare.
Këngëtarja po jeton e punon në Tiranë dhe ajo që është për tu vlerësuar, është dialekti kosovar i këngëtares, të cilin nuk e ndërron as në intervista e askund. Fifi, është edhe patrioti, shqiponjën e mbanë në gjoks.