Ariana për herë t’parë në foto me bikini

Ariana dhe Ermal Fejzullahi ka ditë që po shijojnë pushimet e tyre në Maldive.

Çifti simpatik kanë marrë me vete djalin dhe Anën dy muajshe, kurse dy vajzat tjera i kanë lënë në përkujdesje të gjyshërve.

Si zakonisht nuk kanë munguar postimet e shumta as nga Ermali as nga Ariana.

E natyrisht që vëmendja fokusohej më shumë tek Ariana, pasi që blogerja e njohur shquhet për stil të veshjes e foto të bukura.

Ka ditë kur kemi parë Arianën të veshur siç është më së bukuri, por si rrallë herë tani mund ta shihni edhe në bikini.