Fifi dhe Adisi janë duke u bërë prindër?

Këngëtarja Fifi dhe biznesmeni Adis Patushi, janë duke e përjetuar dashurinë e tyre duke mos u ndarë asnjëherë.

Përmes rrjeteve sociale ata po ndajnë momente të tyre edhe me publikun.

Dje ishte artistja ajo që postoi një fotografi krah partnerit të cilën e ka ripostuar në InstaStory, Adisi.

Por, a janë në pritje të ëmbël çifti i sapo krijuar?

Dyshja kanë habitur me mbishkrimin që kanë bërë për njëri tjetrin duke e quajtur “Mami dhe Babi”.

A po bëhen prindër apo ishin vetëm shprehje dashurie kjo nuk dihen dhe mbetet të shihet konfirmimi i dyshes.

Kujtojmë se Fifi komfirmoi lidhjen e saj me Adisin pas daljes së saj nga “BBV” ku këtij të fundit i kushtoi edhe këngë.