FFM-ja dënon FC Shkupin

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut ka gjobitur tre klube nga Liga e Parë dhe e Dyta për përdorimin e mjeteve piroteknike gjatë ndeshjeve të zhvilluara në shtëpi. Shkupi, Pobeda dhe Detonit Plaçkovica janë dënuar për hedhjen e mjeteve piroteknike në stadium. Pobeda dhe Detonit Plaçkovica janë dënuar me nga 1500 euro, përderisa kampionët në fuqi me 1200 euro. Bardheblutë e pësojnë dënimin nga federata për ndeshjen e zhvilluar në Çair kundër Rabotniçkit. Kujtojmë se më herët edhe Vardari u dënua për të njëjtën arsye me 1 mijë euro gjobë.