Zv/kryeministrja Gërkovska: Balancuesi të hiqet si model, tashmë duhet të mendohet për cilësi gjatë punësimeve

Duhet të mendohet që ngadalë balancuesin si model për punësimin e bashkësive etnike ta braktisim sepse ai tashmë e ka tejkaluar funksionin e tij, thotë zëvendëskryeministrja për politikë dhe qeverisje të mirë Slavica Grkovska. Sipas saj, në të ardhmen duhet menduar një modalitet që do të rrisë cilësinë dhe jo sasinë e punësimit.

 “Balancuesi si mjet tashmë e ka tejkaluar funksionin e tij. Keqperdorimi i balancuesit është në rritje., duke pasur parasysh se ai tashmë ka përmbushur atë që ishte paraparë me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, dhe në funksion të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duhet të mendojmë për modalitetin dhe zgjidhjet ligjore që do të rritë cilësinë e punësimit dhe jo vetëm kuantitetin. Fakt është se ishte një masë pozitive për të rritur pjesëmarrjen e komuniteteve etnike që ishin më pak të përfaqësuara, por duke marrë parasysh zhvillimet e fundit, besoj se është tejkaluar dhe se duhet menduar për një model të ri”, theksoi Sllavica Grkovska zv/kryeministre për Qeverisje të Mirë.