Fetai: Fatmir Besimi ka privatizuar tokë shtetërore në zemër të Shkupit për 7 euro metër katror

Shkruan: Arben Fetai

Fatmir Besimi ka privatizuar tokë shtetërore në zemër të Shkupit me çmim prej 7€ për metër katror, pra me qindra herë nën vlerën e tregut. Për këtë hajni të pastër, Besimi fajin ia hedh një rregulloreje të qeverisë të vitit 2011 që paska caktuar nivelin e kompensimit.

A kush ishte ministër i ekonomisë në vitin 2011? Po pra, vetë Fatmir Besimi. Kësisoji, ministri i përjetshëm Besimi zhvatjes ia shton edhe fyerjen e inteligjencës së qytetarëve. Ky privatizim duhet të hetohet sa më parë sepse dikush këtu ka përfituar miliona.